Pas incidentit te ndodhur ne ndeshjen e futbollit mes ekipeve te Delvines dhe Elbasanit, ku arbitri i ndeshjes u qellua me sende te forta dhe ndeshja u nderpre, Komisioni i Disiplines ka marre vendimin si me poshte:
KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.