Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve A. M., 36 vjeç dhe I. Z., 32 vjeç.
Shtetasi A. M. ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin I. Z., duke i shkaktuar dëmtime.
Gjatë dhënies së deklaratave përpara punonjësve të Policisë, të dy këta shtetas kanë dhënë të dhëna të rreme për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.