“Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, kështu e ka arsyetuar sekretarja e përgjithshme Joana Duro, praninë e zarfit me para në sirtarët e zyrës.
Një zarf që ju dha nga shoqja e saj Laureta Sheto, me të cilën kishte punuar në një institucion tjetër kishte brenda 330 mijë lekë. Kjo shumë e konsideruar si gjurmë korrupsioni u pagua sipas SPAK nga shefi i një kompanie private të identifikuar si Vladimir Topi.
Ai përfaqëson kompaninë e shpallur fituese në një tender me vlerë gati 800 mijë lekë që do të rikonstruktonte disa qendra shëndetësore në dy qytete. SPAK pranon se administratori flet krejt hapur me vartësin e tij dhe lë të kuptohet se po e hapte kuletën në shenjë falënderimi për zyrtaren e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u arrestua tre ditë mbasi e shtynte takimin me nëpunësen tjetër Laureta Shteto.
Të dyja zyrtaret me kërkesë të SPAK u lanë nga gjykata në masën arrest me burg.
Hetimi nisi pas përgjimeve për një çështje tjetër. Dosja me katër të dyshuar për korrupsion u veçua në muajin maj që përkon me kohën kur kompania e Topit u shpall fituese. ndërkohë që hetimit tjetër që vijon ende ka nisur në muajin janar të këtij viti.
Vladimir Topi dhe inxhinieri i arrestuar po për korrupsion do të dalin para gjykatës gjatë kësaj jave dhe siç bëhet me dije, edhe për ta SPAK do të kërkojë masën arrest me burg.