Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Sarandë, ku një dyqani që shiste lule iu vendos tritol, por që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Autori e ka ndezur fitilin, por ndoshta është fikur dhe nuk e ka realizuar dot plasjen. Mësohet se para se të vendoste kallëpin, autori ka ulur automatin që mos të punonin kamerat.

Motivet mbeten ende të panjohura, por dyshohet ose për konkurrencë, ose për shkak të detyrës së pronarit të dyqanit, si avokat.

Ditët e fundit policia e Sarandës ka goditur 4 raste të ndryshme të mbajtjes së eksplozivit dhe armëve, ku në një rast janë gjetur 5 kallëpe tritoli, 2 prej të cilave të lidhura me celular dhe në tre raste të tjera janë sekuestruar 2 pistoleta, 1 kallashnikov dhe 1 pushkë.

Policia po mban nën vëzhgim elemente kriminale në qytet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe eksplozivit të evidentuara në qytet.