Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin.
Në fshatin e Shalës, 69 vjeçari, Hysen Shano, vrau me sëpatë bashkëshorten e tij.
Ai njihej si person i konflikteve.
Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin në telefon dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.
40 vjeçari, Klementin Ismailaj, gjatë konfliktit me të atin, Hysen Islamaj, e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.