Te dhena te frikshme kane rjedhur nga dosja hetimore e Florjan Taçit, ish kreut te Kadastres se Gjirokastres.

Jugulajm meson se gjate momentit te arrestimit te tij ka qene prezent vete prokurori i çeshtjes, duke ditur rendesine e kesaj ngjarjeje dhe bëmat e frikshme qe jane konstatuar nga ana e Taçit.

Si per ironi, Taçi zyren e tij avokatore ilegale e kishte pas godines se Prokurorise se Gjirokastres, pa patur leje nga ana e Odes se Avokatise se Shqiperise.

Ne zyren e tij dhe ne kompjuterin e Taçit, jane gjetur te dhena te frikshme. Taçi kishte akses ne sistemin unikal dixhital te pergjithshem te Kadastres se Shqiperise. Kishte qasje ne cdo ”qoshe” te tij.

Sipas dosjes hetimore ai jepte dokumente me vule elektronike nga sistemi, çka eshte superskandal. E veç kesaj sistemi i pergjigjej Taçit njelloj sikurse te ishte institucion shteteror me aplikimet online.

Ky fakt eshte shume i rende jo vetem per Taçin, por dhe per ate qe administron sistemin apo faqen e kesaj zyre. Pra skandali qendron se ish kreu i Kadastres se Gjirokastres, kishte te drejte te hynte ne sistem njesoj sikur te ishte serish drejtor, duke dekriptuar kodet periodike te hyrjes dhe qasjes online.

Po çfare bente realisht Taçi sipas dosjes hetimore?

Ai ndermerrte çdo ndryshim tek te dhenat ne sistem.

Bente dokumente fallco si te verteta me vulen elektronike te vete sistemit.

Kishte vjedhur databazen elektronike te te dhenave elektronike, njesoj sikurse hakerat iraniane qe po nderhyjne periodikisht tek te dhenat ne institucione te ndryshme ne Shqiperi.

Neser parashikohet dhenia e mases se arrestit per Florian Taçin dhe bashkepunetorin e tij besnik ne te gjithe veprimtarine e tij Alban Memishaj, ish hartograf ne Kadastren e Gjirokastres.