Një aksident tragjik është raportuar këtë të hënë në aksin Librazhd-Përrenjas.
55-vjeçari që drejtonte automjetin ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten dhe po ktheheshin nga kryeqyteti në Devoll.
Por humbja e kontaktit me të afërmit, vuri në alarm familjen. Ndërkohë mëngjesin e sotme u identifikua mjeti i aksidentuar, ndërsa u bë menjëherë ndërhyrja për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.
“Sipas informacioneve, mësohet se ishin nisur nga kryeqyteti mbrëmë për të mbërritur në Devoll. Por humbja e kontaktit ka vënë në alarm të afërmit që janë vënë në kërkim. familjen. Në afërsi të Pishkashit ky automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit është identifikuar”, raportoi gazetari.
Nga ky aksident mbetën viktimë, Arjan dhe Myrvete Yze, burrë e grua. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.