Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj.

Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë, ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient.

I plagosur ngeli edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.

Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë, ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë.

Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi.

Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur Kalemi dhe kamarierin i cili ndodhej pranë tyre.

Ndërkohë qe edhe një klient gjeti vdekjen nga breshëria e plumbave.

Më pas autorët u larguan me mjetin e zi.