Një vrasje e tmerrshme, një motiv për t’u zbardhur dhe një vrasës ende i lirë.
Një mister që vjen nga Itali ku viktima është Klaudio Myrtaj, një punëtor 34-vjeçar shqiptar, i cili jetonte prej dy vitesh atje.
Pasditen e së shtunës, datë 4 nëntor u gjet i plagosur në një punishte zdrukthtari që ndodhej pranë bashkisë, ku punonte me pronarin. I goditur në kokë nga vrasësi,
34-vjeçari ka ndërruar jetë pas shtrimit në spital në Cuneo, pa mundur të zbulojë identitetin e personit që e qëlloi.
“TorinoToday” shkruan se karabinierët janë në kërkim të personit përgjegjës dhe po përpiqen të kuptojnë motivin e krimit. Ata morën pamje nga kamerat e vëzhgimit në zonë.
U intervistuan klienti që ngriti alarmin, marangozi pronar i dyqanit dhe e dashura e viktimës.
Askush në zonë nuk e ka dëgjuar të shtënën dhe për këtë arsye ka gjasa që vrasësi të ketë përdorur një silenciator.
Për momentin ka dy pista kryesore për hetuesit: njëra e lidhur me krimin e vogël të organizuar lokal, tjetra me një motiv të mundshëm, pasioni.
Hetuesit po shikojnë gjithashtu pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonë, me shpresën se njëra prej tyre mund të ketë filmuar vrasësin përpara se të mbërrinte në dyqanin e zdrukthtarisë ose pas arratisjes së tij.