Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë me minorenen në Pogradec, e cila deklaroi se kishte 2 vite që kryente marrëdhënie seksuale me një 29 vjeçar.
Sipas hetimeve, nëna e 12 vjeçares e ka denoncuar në Policinë e Pogradecit 29 vjecarin K.T për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29 vjecarit dhe vetëm pas ndarjes ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.
Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e 29 vjeçarit ka marrë fund.
Policia e Pogradecit ka filluar me iniciativë hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin.
Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29 vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin.