Sipas burimeve zyrtare, e mitura kishte konsumuar fotoksinë dhe familjarër i dhanë ndihmën e parë. hetuesit po verifikojnë disa pista dhe po mbledhin dëshmi.
Teksa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.
Sipas mjekëve, të afërmit e kanë kapur në kohë, pa dhëndë ende efektin helmi i fortë dhe që ka fatalitet të lartë.