Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, përmes një reagimi në fb ka shprehur shqetësim për mungesën e transparencës nga Kryeministri Rama lidhur me bisedën telefonike me Presidentin turk Erdogan.
Ai vuri në dukje se, ndërsa agjencia zyrtare turke ofroi transparencë për përmbajtjen e bisedës, Rama dhe zyra e tij nuk e kanë bërë këtë për publikun shqiptar.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
ryeministri Rama e Persidenti Erdogan, sipas mediave zyrtare turke kane zhvilluar nje bisede telefonike.
Ok, krejt normale dicka e tille, vecanerisht midis dy vendeve partnere.
Kete njoftim me disa permbajtje te bisedes e njofton agjensia zyrtare turke.
Krejt normale kjo nga Presidenca turke per te njoftuar e bere transparence.
Normale kjo per maredheniet nderkombetare ne pergjithesi, te atij niveli vecanerisht.
Aq me shume qe nga detajet e dhena duket se nuk eshte nje bisede private, por me permbajtje zyrtare.
Turqia eshte korrekte, qofte per aq sa shpjegon, duke i marre te mireqena ato.
Problemi dhe deformimi i detyrimit te informimit te opinionit qendron te Rama dhe zyrat te tij.
Asnje njoftim, heshtje, krejt anormale kjo per rregullat demokratike e transparencen.
Gjykoj se heshtja mund te interpretohet ne disa elemente:
1–Mundet te flase per nje nenvleresim te bisedes, argumenteve te saj, gje qe tingellon keq qofte dhe per maredheniet shume te rendesishme me Turqine.
Njoftimi zyrtar eshte edhe demostrim respekti per kundrapartin e rendesine e bisedes.
Edhe ne rastin e nje bisede private, kur lajmi del, njoftohet se ishte e tille, gje qe nuk me rezulton.
2–Per nje hermetizem jo demokratik ndaj publikut shqiptar e partnereve te tjere te interesuar per sa eshte biseduar, gje kjo karakteristike e punes “se mbyllur” te rregjimeve, sic eshte ky i yni.
3–Per frike nga transparenca e argumentave te biseduar.
Te cilat, une gjykoj, pavaresisht ne konkretizohen ose jo, kjo mbi bazen e interesave reciproke, nuk jane “tabu”.
Opinioni ka te drejte te kete dijeni ne demokraci, por fatkeqesisht kjo eshte nje tjeter deshmi e mungeses se thelle te demokracise ne vendin tone.
Opinoni e media jone duhet te ngrene zerin fort…..