Fation Veizaj ka dhënë dorëheqjen si deputet i Partisë Demokratike.
Ai ka njoftuar se ka e ndërmarrë këtë hap pasi PD- sipas tij është e përçarë dhe që prej një viti i gjysëm nuk po ia del dot t’i japë fund kësdaj situate.
Njoftimin për këtë vendim ai e ka ndarë në faqen e tij në Facebook.
Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, mandati i kalon Gëzim Ademajt.
Ademaj ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.