Katër infermierë të  spitalit të Delvinës janë vënë në hetim në gjendje të lirë.

Hetimi ndaj tyre ka nisur pas denoncimit të emisionit investigativ ‘Stop’, ku u zbulua se katër infermierët kishin hedhur mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të sitalit.

Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin”, njofton policia.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimi i mbetjeve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.