Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. Sh., 17 vjeç, banues në Delvinë.
Kapja e tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Shpallja në kërkim e tij ishte kryer pasi në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se ky shtetas ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.