Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë shpallën në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin V. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë.
Shpallja në kërkim e tij u bë sepse për shkak të një konflikti pronësie, ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin K. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.