Animalistja Jonida Çobani, është shndërruar tashmë në një personazh mjaft të bujshëm me deklaratat e saj.
Së fundmi, ajo ka bërë një deklaratë lidhur me mishin e njeriut. Animalistja ka theksuar se mishi i njeriut ka shumë shije kur konsumohet.
Gjithashtu Jonida shpjeguar edhe diferencën mes kanibalëve dhe mishngrënësve sipas “teorive” të saj.
“Nuk e absorboj dot mendimin se si mundemi ne të ushqehemi mbi dhimbjen, vuajtjen e një shpirti tjetër. Si mund të marrësh ti shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Për mua, kjo është një formë kanibalizmi, nuk kemi respekt për jetën. Nuk ka shumë diferenca, e vetmja diferencë kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më shumë se ne. Në kuptimin që, thonë që njeriu shijon më shumë. Kjo është diferenca mes kanibalëve dhe mishngrënësve”, u shpreh ajo.