Ky është 56-vjeçari, Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Tiranë.
Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie, ku duket autori i krimit me kapuç për të fshehur identitetin e tij.
Ai e ka pritur viktimën pranë banesës dhe e ka ekzekutuar në sy të bashkëshortes së tij.
Më pas autori u largua me një motor.
Policia po vijon hetimet në lidhje me këtë vrasje, për të zbulur dinamikën e kësaj ngjarje.