23-vje♪5ari shqiptar, Koço Myftari, u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Greqi.
Sipas mediave fqinje, i riu u dërgua nga dy shokët e tij në spitalin e Athinës “Evangelismos”, por më pas ata u zhdukën. 23-vjeçari është futur në sallën e operacionit, por mjekët nuk kanë pasur kohë ta operojnë, pasi ai ka dhënë frymën e fundit. Ai kishte marrë një goditje nga një thikë në zonën e shpatullës.
Një ekip nga Departamenti i Vrasjeve shkoi në Evangelismos për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi. Dy persona, miq të 23-vjeçarit janë akuzuar për ngjarjen pasi janë ata që e kanë lënë në spital dhe më pas janë zhdukur.
Ata u treguan mjekëve se një person i tretë e goditi me thikë shqiptarin në qendër të Athinës, por mbetet e panjohur pse miqtë e tij e lanë 23-vjeçaren dhe nxituan të zhdukeshin. Ka dyshime se vrasja e të riut ka lidhje me pazaret e drogës.