Dalin detaje pas plagosjes së sotme në Berat ketë pasdite.
Sipas burimeve policore plagosja e Xhuljano Goga, ka ndodhur përpara banesës së tij, në segmentin rrugor Spital – Uznovë.
Gjithashtu sipas policisë, i riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar.
Ndërkaq dyshohet se në atentat është përdorur armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar krisma.
Ndërkohë që janë konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve të banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin/et e ngjarjes.
Mësohet gjithashtu që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.