Një konflikt me dy qytetarë dhe një mekanik të përfshirë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.
Burime nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh tashmë nuk lidhej dot me mekanikun në servis.
Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por shëtiste nëpër qytet mekanikun, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.
Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.
Zyrtarisht policia konfirmon ngjarjen për “EuroNews Albania”, por nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje.