Detaje të reja kane dale lidhur me rastin e ndodhur në Gramsh, ku një vajzë e re çoi në pranga vëllain e saj, duke e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të.
Bëhet me dije se të motër e vëlla do ti nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse vajza është abuzuar apo jo.
33-vjeçarja ka edhe një fëmijë dhe ka pretenduar përpara efektivëve të policisë se edhe fëmijën e ka me të vëllain.
Pas daljes së përgjigjes së ekzaminimeve dhe nëse konfirmohet abuzimi do të kërkohet edhe një test ADN për fëmijën.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.