Ministrja e Kulturës, gjirokastritja Elva Margariti, ka folur për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në një intervistë Margariti pretendn se asnjë anëtar i bordit të menaxhimit të parkut të Butrintit nuk do të marrë pagesa ekstra.
“Bordi do të punoj me pjesëmarrje vullnetare, asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra. Në ëndrrat e disa personave jam veshur si qyp me florinj. Ministri i Kulturës dhe asnjë anëtar tjetër nuk merr asnjë pagesë,”- tha Margariti.
Po ashtu ajo tha se sipas projeksionit të bërë për planin e biznesit, pritshmëritë janë që Parkun e Butrintit ta vizitojnë deri në 460 mijë vizitorë në vit. Por, sipas ministres, nëse këta vizitorë nuk gjejnë shërbime në sit, ky do të ishte një autogol.