Nëntë pushues janë shpëtuar ditën e sotme në Borsh. Mësohet se mjeti lundures me të cilin po lundronin mbeti i bllokuar në det pas një defekti. Policia bën me dije se gomonia kishte pësuar defekt në motorr.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Policia më tej shton të nëntë pushuesit u transportuan në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.
Njoftimi i plotë:
Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.
Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.