Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet me sa do të shiten karburantet në vend.
Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me 177 lekë/litri, nga 181 lekë/litri që ishte çmimi në vendimin e fundit.
Bordi ka njoftuar se benzina do të shitet me 178 lekë/litri, nga 181 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit, ndërsa sa i përket çmimit të gazit me pakicë, ai mbetet i pandryshuar, me 75 lekë/litri.
Vendim i Bordit të Transparencës – 26.04.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.