Bordi i Transparencës, sërish vijon të mbajë të pandryshuar çmimin e naftës. Edhe pas mbledhjes së sotme, Bordi ka vendosur që të shes një litër naftë me 240 lekë.
Siç shihet dhe nga shifrat, është ulur vetëm çmim i benzinës, me 12 lekë për litër.
Ja si kanë ndryshuar çmimet:
Çmimi i naftës ishte 240 lekë/litri nga data 8 korrik deri në 14 korrik ora 18:00. Sot çmimi i naftës ngelet i pandryshuar
-Çmimi i Benzinës ishte 233 lekë/litri, sot është 221 lekë/litri
-Çmimi i gazit ishte 69 lekë /litër dhe sot ngelet i pandryshuar.