Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.

Bêhet me dije se ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit L.B.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.