Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.
Mësohet se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit të PS Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e liruar nga qelia. Gjykata vendosi për Bllakon zvendësimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
Mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.