Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e Rusisë, pas sulmit të saj ndaj Ukrainës, ai hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Përse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së, duke kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill”-tha Blinken.