Miliarderi i Microsoft, Bill Gate, ka tronditur sërish.
Sipas tij Covid-19 është “ulur në mënyrë dramatike”, por një tjetër pandemi është e sigurt se po vjen.
Duke folur për CNBC në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, Gates, bashkëkryetar i Fondacionit Bill & Melinda Gates, tha se një pandemi e re e mundshme ka të ngjarë të vijë nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit,
Ai shtoi, megjithatë, se përparimet në teknologjinë mjekësore do duhet t’i ndihmojnë njerëzit ta luftojnë atë, nëse bëhen investime tani.
“Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër.”-tha manjati i Microsoft.