📌Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme në të gjitha akset rrugore të qarkut (me fokus ato në afërsi të shkollave), gjatë gjithë muajit shtator, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Gjatë këtij muaji: ✅janë arrestuar 3 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, ✅ si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun.
Pas konstatimit të shkeljeve të Kodit Rrugor dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve inteligjente që Policia Rrugore ka tashmë në dispozicion, gjatë muajit shtator 2023:
✅Janë ndëshkuar 1147 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✅Janë ndëshkuar 877 drejtues mjetesh, për parakalime të gabura;
✅Janë ndëshkuar 218 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅Janë ndëshkuar 18 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.