Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllimet e tij, një familjeje në Gjirokastër, e cila humbi djalin e saj 12-vjeçar në një aksident në aksin Valare-Gjirokastër. Por, nuk bëhet fjalë për një aksident të zakonshëm me makinë, pasi drejtuesi ishte një polic i kufirit, që duke thyer normat e shpejtësisë e mori përpara fëmijën bashkë me shokët e tij dhe që sot mësohet edhe se është arrestuar.
Nisur nga ky fakt, Berisha është shprehur ashpër në shënimin e tij në Fb dhe ka akuzuar krerët më të lartë të qeverisë: “Narkopolici i droguar i merr jetën me makinë, me shpejtësi skëterrë, 12-vjeçarit dhe plagos tre fëmijë të tjerë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së vogëlushit 12 vjeçar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të rëndë nga bandat e drogës të Rama-Çuçi në polici”.