“Largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatisur qytetin. Rama bën politikë për shpopullimin e qytetit. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thoshte se si të shkojë nga Gjirokastra në Tiranë për një certifikatë. Sot aty dominonte mungesa masive studentëve dhe boshatisja e universitetit. Masat e kësaj qeveria çonin direkt vdekjes së qytetit, Gjirokastër. Falenderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memalijt, Libohovës.
Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.
Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut.
Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot. Edi Rama është hipokrit”, tha Berisha.