Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta pas protestës.
Ai tha se agresori i tij, 31-vjeccari që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale, i përdorur nga qeveria.
Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale.
Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.
Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret.
Edi Rama duke dashur që të paraqesë vetenduar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.