“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 60-vjeçar që është dërguar në spital, me dëmtime në fytyrë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi V. Sh., 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” deklaron policia.