Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.
Një automjeti tip “Benz” është përplasur me nje motomjet.
Për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçari Bashkim Elezi.
Njoftimi i policisë Divjakë:
Informacion paraprak/ Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.