Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri fiton Himarën.
Rezultati është vendosur pas numërimit të kutisë së fundit.
Kandidati i burgosur i opozitës mori avantazhin vetëm në kutitë e fundit. Pas numërimit të kutisë së fundit, ka nisur festa në Himarë.
Numërimi i votave është ndjekur me interes të lartë edhe nga mediat në Greqi.
Beleri u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave, një akuzë e cila u vlerësua nga opozita si e stisur për qëllime politike.
Fredi Beleri kandidonte përballë socialistit Jorgo Goro.
Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.