Bashkia e Pogradecit ka menduar këtë vit që të garantojë hapsirat dhe aksesin edhe për grupet shoqërore në nevojë siç janë Personat me Aftësi të Kufizuara.

Në hyrje të plazhit të rërës është ndërtuar një pedanë druri e cila iu bën të mundur aksesin deri në brendësi të ujit të liqenit.

Krahas pedanës janë vendosur edhe çadra me logon e PAK në mënyrë që qytetarët e tjerë të mos qëndrojnë aty.

Sipas Xhakollit kjo është një risi e cila tregon vëmendjen e shtuar që Bashkia që ai drejton ka për kategori të ndryshme shoqërore.

Postimi i bashkisë në FB

Mirëmëngjes☀️Kjo është hapsira publike e krijuar posaçërisht për personat me aftësi të kufizara♿️ në plazhin e Pogradecit. Kemi ndërtuar pedanën, falë të cilës kemi mundësuar aksesin për të këtë kategori shoqërore që të freskohen në ujin e liqenit. Ashtu si për çdo hapsirë publike kemi vendosur çadrat falas, ndërsa në këtë zonë me logon përkatëse për personat PAK. 🏖Pushime të mbara dhe rezervoni Pogradecin.