Agjentët civilë të skuadrës Mossos kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm në lagjen San Martí të Barcelonës, ku kanë sekuestruar rreth 14 kilogramë kokainë dhe kanë vënë në pranga tre shqiptarë të dyshuar për trafik droge.
Operacioni u zhvillua gjatë një patrullimi rutinë nga agjentët e grupit Fura de Sant Martí, të cilët pikasën një makinë të dyshimtë dhe vepruan pas një shkëmbimi të dyshimtë midis pasagjerëve.
Gjatë kontrollit të makinës, agjentët arritën të zbulojnë drogën, e cila ishte fshehur në një vend të vështirë për t’u aksesuar brenda automjetit.
Sipas autoriteteve, kokaina e sekuestruar mund të ketë një vlerë mbi një milion euro në tregun e zi, varësisht nga pastërtia dhe prerjet e bëra.
Operacioni konsiderohet një sukses i madh, duke qenë se kapja e kësaj sasie droge në rrugë është një rast i rrallë për qytetin e Barcelonës.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa pritet të bëhen teste të mëtejshme teknike për të përcaktuar saktësisht vlerën dhe origjinën e drogës.