Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se sot është një ditë e shënuar. Sipas saj, lajmi për uljen e çmimit të energjisë elektrike i adresohet performancës pozitive të KESH, OST dhe KESH
Balluku: Përse ulet çmimi në një kohë nëse do krahasonim 10 vite më parë ku çmimet janë rritur, të transportit, të prodhimit ndërkohë që çmimi u mor një vendim për ta ulur, për shkak të performancës së sektorit, të kompanive që janë pjesë. Të treja kompanitë kanë operuar që nga kriza botërore në një koordinim të plotë si një trup i vetëm për të arritur kërkesën e qeverisë shqiptare. 1% ulje korrespondon 7 milionë kursim për OSHEE. Targeti i vendosur nga ministria është mbajtur me ritëm të qëndrueshëm me ulje vjetore, humbje mesatare vjetore si në BE. Nuk është faturim me fashë por me konsum dhe kush e kalon 700 kw/ orë e paguan të plotë. Janë 1.070.000 abonentë, 95% e abonentëve që harxhojnë më pak se 700 kë/ orë.