Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore. Ndaj, nëse po mendoni të bëni udhëtim në një vend turistik, duhet ta rimendoni sepse temperaturat do të jenë ekstreme në 5 ditët e ardhshme. Kështu bëri me dije ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Tregohuni të kujdesshëm, ecni me ngadalë me pajisjet e duhura, vendosni rripin e sigurisë. Ne do t’ju garantojmë të gjitha rrugët e hapura. Nuk është rasti për të udhëtuar në 5 ditët e ardhshme. Do të ketë temperatura shumë të ulëta dhe do të shkaktojnë probleme. Ne do t’ia dalim në këtë sfidë më motin por sigurisht që do të na duhet ndihma juaj. Të jemi të kujdesshëm në rrugë dhe të kursejmë energjinë elektrike”, apelon ministrja Balluku.