Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmëroi sot se do të ketë vetëpastrim nga brenda radhëve të policisë së shtetit për elementë që janë të lidhur me krimin duke shpërdoruar detyrën.
Ai tha se SPAK-u, SHISH dhe agjencitë e tjera vazhdojnë hetimet për të larguar të inkriminuarit.
“Procesi i vetëpastrimit do të intensifikohet. Do të ç’njërrosim elementët e inkriminuar. Hetimet në bashkëpunim me SPAK, SHISH, etj për punonjës të nivelit të lartë.
Të dyshuar për shpërdorim detyrë dhe korrupsion, lidhje e komunikim me krimin vijojnë dhe rezultatet do të jenë domethënëse.
Këto janë vetëm fillimi i vetëpastrimit të policisë nga elementët që e dëmtojnë. Goditja e grupeve kriminale do të intensifikohet” tha Balla.