Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.

Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

“Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë përfundimisht nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës”, thuhet më tej në njoftim.