Një persona është zhdukur pa gjurmë Fier dhe ka humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh.
Bëhet fjalë për shtetasin L. H., 33 vjeç, i cili është larguar nga banesa e tij që në datën 30 Qershor dhe nuk është kthyer më.
Ka qenë babai i tij, shtetasi Sh. H., i cili ka bërë kallëzimin në Polici dhe ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e 33-vjeçarit.