I ftuar në News24, avokati zagorit Spartak Ngjela, ka komentuar një nga formatet televizive më të ndjekura si është BBV2 Albania.

Avokati ka zbuluar në këtë intervistë dhe të preferuarit e tij.

“ Atje ka dy simbole. Luizi i cili është simbol i bisedës dhe batutës dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila është simboli i bukurisë. Atë moment madje që po e ndiqja unë kamera po e fokusonte shumë, se di pse e donte. Po dëgjoja që po flitej për martesë, niveli artistik që ndodh është i lartë dhe na përfshin brenda tyre dhe na duket sikur çdo gjë është e vërtetë, aktrimi është i lartë po se kuptojmë dot se jemi përfshirë. Në fund njëri shkon te gruaja, tjetra te burri”, komentoi avokati konkurrentët duke i krahasuar me një film.