Për avokatin Spartak Ngjela “2023-shi do të jetë viti i SPAK”.

Ngjela deklaroi në emisionin “Shqip” se të gjithë i kanë sytë te SPAK dhe pritshmëri për rezultate konkrete.

Ai u shpreh se nëse SPAK dështon, atëherë në Shqipëri do të vijë Junta ushtarake.

SPAK-u është magjia e kohës. E dini çfarë ndodh në botë?! Reformë për eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reformë, dështo. Reformë, dështo. Sepse shpresa prodhon reformën. Dhe opinion pret. Nëse nuk ka rezultat, e dini kush vjen? Junta ushtarake. Nëse dështon SPAK, do të ketë forcë ushtarake.

Unë e kam ndjekur me vëmendje Greqinë, reformat vijonin si këtu. Korrupsioni mbizotëronte. Për 8 vjet asnjë rezultat. Pesë kolonelë grekë morën fuqinë dhe i futën të gjithë brenda dhe pastaj u tërhoqën dhe ja ku është Greqia sot.

Mbas 10 apo 15 vjetësh CIA deklaroi që Juntën (diktatura ushtarake greke 1967–1974) e kemi drejtuar ne, sepse pati sukses, ndihmoi popullin e tyre. Nuk e ishte për interesin e vet CIA se në interes të vet, do të ishte më mirë me të korruptuarit”, tha avokat Ngjela.