Një grua nga Dimali ka përfunduar në dyert e policisë pas denoncimit të avokatit të saj.
Sipas burimeve zyrtare, ka nisur procedimi penal për 48-vjeçaren me iniciale M.K., kjo pasi avokati i saj nga Tirana e ka denoncuar se e shqetësonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat.
“Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 48 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike keqdashëse, i ka prishur qetësinë përfaqësuesit të saj ligjor, shtetasit E. P., 60 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.