Spitalet tona pritet të përfitojnë autonominë financiare dhe menaxheriale.
Ato duhet të sigurojnë të ardhura vetë dhe tenderat e tyre nuk do t’i zhvillojë më Ministria e Shëndetësisë.
Nëse pacienti kërkon të marrë shërbim nga një mjek që e zgjedh ai , mund të bëjë por duke paguar një tarifë.
Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e sheh hap të vonuar por njëkohësisht është skeptik në realizimin e saj.
“Është shumë i vonuar. Ngërçi ka qenë se ministrja donte të mbante në duart e veta tenderat. Bashkëjetesa me koncesionet e vështirëson reformimin”, tha ai.
Për të fituar kartën e autonomisë spitalet publike duhet të plotësojnë disa kritere dhe në fillim do të pilotohet me spitalin memorial të Fierit.
Autonomia financiare pritet të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj pacientit pasi tanimë do t’i duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin edhe shërbimet brenda një spitali po kështu edhe me spitalet jo publike.