Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Papër të Elbasanit ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Mësohet se një makinë është përplasur me një kamionçinë në aksin Peqin-Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.