Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit. Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve të para, i moshuari po kalonte nga njëra anë e rrugës për te tjetra, në momentin që u përplas nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje pëR të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.